uftëtari ka tetë javë rresht që nuk po humb dhe me pesë fitore dhe tre barazime, duke përjashtuar ndeshjen e Lushnjës, këto rezultatet janë arritur ndaj kryesuesve të Skënderbeut, Kukësit, Partizanit.
Barazimi në Laç është një rezultat i mirë, edhe pse gjirokastritët i kishin të gjitha mundësitë për të marrë 3 pikët.
Futbollistët dje janë lënë pushim për të filluar sot nga përgatitjet për ndeshjen e ardhshme.
Luftëtari do të presë në fushën e vet Vllazninë, që me siguri do të vijë për të marrë pikë.
Kështu ka ndodhur edhe në dy ndeshjet e dy fazave të para, të kampionatit, ku skuadra shkodrane ka një fitore dhe një barazim me Luftëtarin.
MUNGESAT – Ajo që i duhet të zgjidhë në këtë takim trajnerit Hasan Lika është zëvendësimi i tre futbollistëve, të cilët ishin titullarë në Laç dhe që do të mungojnë për arsye kartonësh.
Jakovljeviç dhe Rroca kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, kurse Aleksi do të mungoja për kartonin e kuq të marrë në Laç.
Rikthehet në formacion Lejdi Liçaj, por do të jenë në dispozicion edhe Janku, Aurelio, Minga, si dhe Rapo, Lamçe dhe Dema, që u aktivizuan pjesërisht në Laç. /sportekspres/