Luftëtari është një nga ato ekipe që këtë sezon ka bindur me lojën e tij dhe një nga ekipet më simpatike të Superligës.
Tashmë në kuotën e 44 pikëve në vendin e katërt të renditjes, ambiciet janë shtuar për ekipin bluzi.
Në bazë të rezultateve të javëve të fundit tashmë sytë janë hedhur për një kualifikim i mundshëm në kupat e Europës sezonin që vjen.
Por për të marrë pjesë në kupat e Europës duhet të fitohen edhe ndeshjet e rradhës dhe ajo e kësaj jave është me të vërtetë një transfertë e vështirë për gjirokastritët.
Luftëtari udhëton drejt Shkodrës në një sfidë kundër Vllaznisë që është në kërkim të pikëve për mbijetesën.
Kuqeblutë janë ekipi i vetëm ndaj të cilëve Luftëtari nuk ka fitruar këtë sezon. Dy barazime 0-0 dhe një fitore 2-1 flasin në favor të shkodranëve këtë sezon.
Luftëtari do përpiqet që ta prishë këtë ‘trend’ ditën e shtunë kur do zbresë në ‘Loro Boriçi’./newsport/