Në Gjirokastër, lojtarët shkodranë kanë qenë të shumtë që kanë aderuar dhe janë aktivizuar në Superiore në nivele të larta, por edhe në Kategorinë e Parë. Emrat e Edi Martinit, Licit, Cungut, Nogës, pa harruar edhe portierët Gaspër Ndoja dhe Erind Selimaj…

Për të ardhur më vonë, me Ramadanin, Bocin e Raboshtën, apo dhe Përfatin e ndonjë tjetër. Ndërsa, këtë sezon në radhët e skuadrës së Luftëtarit, ai që po dallon është mbrojtësi i qendrës, shtatlartë 20-vjeçar Enes Isufi, pa harruar edhe Tahiragën që është afruar në janar te gjirokastritët.

Në një prononcim për “Rtshsport”, ka folur shtatlarti Isufi që ka veshur edhe fanellën e Shpresave U-21, teksa thotë: “E kam menduar të vështirë fillimin në radhët e skuadrës së Luftëtarit, por jam ambientuar shpejt. Ndonëse larg shtëpisë kam pasur përkrahje”.

“Jemi ekip i ri, kemi ambicie të gjithë. Situata është e mirë. Duhet që t’i marrim ndeshjet me radhë. Unë jam u përqendruar te ekipi i Luftëtarit dhe shpresoj që të bëjmë më të mirën”, – tha Enes Isufi, mbrojtësi shtatlartë që ka luajtur me Vllazninë fillimisht, e më pas te Skënderbeu e Luftëtari në elitë./vipsport/