Luftëtari nuk ndalet tashmë në Kategorinë e Tretë dhe duket se bluzinjtë kanë nisur që të harmonizohen si skuadër, e madje edhe të tregojnë “dhëmbët” si një ekip me pretendime dhe që kanë kualitete që bëjnë diferencën në këtë kampionat.

Ajo që duhet të theksohet është se në sfidën që ka përfunduar me rezultatin 0-4, ka pasur një moment delikat, madje edhe paniku, pas Biba i Drinit është përplasur me gjyqtarin Hysa dhe të dy kanë rënë pa ndjenja.

Gjyqtari është përmendur e po ashtu edhe lojtari, por ky i fundit është zëvendësuar, ndërsa kryesori ka vijuar që të gjykojë…

Skuadra bluzi synon që të jetë e para deri në fund, ndërsa duket se do të jetë vetëm çështje kohe rikthimi në Kategorinë e Dytë, ku edhe atje bluzinjtë duan që të jenë kalimtarë…