Nuk ka më dilema, Erjon Vucaj është zyrtarisht lojtar i Luftëtarit. Lajmin e konfirmoi ekskluzivisht për “Panorama Sport” vetë presidenti i klubit gjirokastrit, Grigor Tavo.

Sot në Shkodër është mbledhur bordi drejtues i klubit dhe ka dhënë miratimin që Vucaj të luajë si i huazuar te Luftëtari për Kupat e Europës.

Menjëherë klubi gjirokastrit ka dërguar dokumentacionin në UEFA.

Sot deri në orën 24:00 ishte afati i fundit për listën e lojtarëve që do të federoheshin.

Vucaj do të jetë tashmë i gatshëm për trajnerin Millosh Kostiç në ndeshjen e parë ndaj letonezëve të Ventspils, që do të luhet më 12 korrik.