Luhej ndeshja Beveren- Anderleht në stadiumet e Belgjikës bëjnë tifo edhe për Vllazninë. Të pranishëm në stadium kanë qenë një grup tifozësh shkodranë të cilët nuk kanë ngurruar të shpalosin edhe flamurin kuq e blu duke krijuar një atmosferë edhe më të këndshme. Skuadra shkodrane sigurisht që nuk ka tifozë vetëm në këtë qytet por janë me qindra e me mijëra të hapur anë e kënd botës të cilët nuk ngurrojnë për asnjë moment që të bëjnë tifo për skuadrën e tyre të zemrës.
Kështu ka ndodhur edhe në këtë rast. Tifozët e Vllaznisë me shallin kuqeblu në duar, kanë qëndruar bashkë me atë të Beveren duke bërë tifo për këtë të fundit ndaj Anderlehtit por edhe për skuadrën shkodrane. Atyre u mungon kjo e fundit dhe në pamundësi për të qenë të pranishëm në shkallët e “Loro Boriçit” sa herë që luan Vllaznia, e mbështesin atë ku të munden dhe si të munden. Tifozët shkodranë janë vërtetë të veçantë nga mënyra si e mbështesin skuadrën dhe të tillë do mbesin gjithnjë.
© shkodrasport.com