Të rinjtë e Fiorentinës kanë arritur të fitojnë në derbi ndaj Empolit me rezultatin e ngushtë 0-1 dhe një nga lojtarët më të mirë në këtë takim, ishte mesfushori i Shqipërisë U19, shkodrani Erald Lakti.
Mesfushori 19-vjeçar që mban edhe shiritin e kapiten te skuadra violë, ka marrë vlerësimet më të mira nga mediat italiane dhe konsiderohet si një nga më të mirë te Primavera.
Në një prononcim për “violanews.com”, mesfushori shqiptar është shprehur se është e vështirë të krijosh një grup me futbollistë të rinj, të cilën vijnë nga vende të ndryshme, por së bashku po mundohen të jenë si një familje.
“Jam shumë i lumtur që arritëm edhe fitoren e tretë radhazi, por jemi vetëm në fillim pasi duam të fitojmë sërish. Krijimi i një grupi me shumë të rinj të huaj është shumë e vështirë dhe nuk pres që ta bëjmë kaq shpejtë.
Megjithatë, jemi duke u bërë një familje dhe në fushë mendoj se mund të bëjmë më mirë. Qëllimi ynë është që së pari të shkojmë direkt në finale, por edhe ‘Play Off’, nuk është pak”, u shpreh futbollisti shkodran Erald Lakti. /VipSport/