Sonte në “Santiago Bernabeu” ju mund të shihni një ndeshje unike. Në fushën e këtij mitiku të kryeqytetit spanjoll do të përkojnë 20 Champions (Kupa Europiane), 13 të fituar nga Real Madridi, mbreti i kontinentit në këtë drejtim, që nga agimi i garës së madhe të klubeve, dhe 7 të fituar nga Milan, që po përpiqet të rikthehet në lartësinë e emrit dhe historisë.
Prej disa kohësh, Madridi ka përfituar nga samiti i trofeut “Bernabéu”, për të përkujtuar përvjetorët e Kupave të para Europiane, të arritura në mesin e viteve 1950. Kjo është një mënyrë për të rinjtë, që të zhyten në historinë e klubit.
Sot është e mundur që shumë të mësojnë se Kupën Europiane të vitit 1958, e treta radhazi e fituar nga Real Madridi, u pushtua ndaj një Milani shumë të fortë, në kohën shtesë të një ndeshjejej të luajtur në stadiumin “Heysel”, në Bruksel. Kjo ndeshje shërbeu për të ndërtuar legjendën e real Madridit të pakalueshëm, që ka mbijetuar deri më sot.
Në atë ndeshje të largët, deri në dy herë ishin të bardhët në disavantazh, në tabelën e rezultateve, dhe në kohën e rregull ia dolën të barazonin. U desh koha shtesë, ku nuk kishte këmbë më të freskëta se ato të Paco Gento.
Presidenti i tanishëm i nderit, i cili do ta shohë duelin sonte nga stadiumi, e kishte neutralizuar mbrojtjen milaniste me shpejtësi, për të vulosur gjithçka në rezultatin 3-2.
60 vjet më vonë, disa gjëra kanë ndryshuar mes Real Madridit dhe Milanit. Të bardhët kanë konfirmuar statusin e tyre si mbretër të Europës, me tre Champions të njëpasnjëshëm në tri vitet e fundit. Milani, i cili u bë shumë i afërt me ritmin e Real Madridit, ka disa kohë që përjeton situata të çrregullta.
Suksesi i tij i fundit erdhi njëmbëdhjetë vjet më parë, por deri më sot kjo duket edhe më e largët. Ajo që nuk do të parandalojë një ajër nostalgjie përhapet në ndeshjen më të mirë në Europë. Sonte, në Real Madridi-Milan, në “Santiago Bernabeu”./telesport/