Do të luhen, ditën e sotme të gjitha ndeshjet e para të turit të parë, në Kupën e Shqipërisë. Të gjitha skuadrat do të zbresin, sot në orën 16:00 në fushën e lojës, për të vendosur bazat për kualifikim.

Skuadrat e Superligës do të luajnë ndaj kundërshtarëve të lehtë të paktën në letër. Disa nga sfidat që bien në dy janë, Vora-Partizani, Shënkolli- Tirana, Devolli-Skënderbeu apo Shkumbini-Kukësi. Ne Shkoder nderkohe do te luhet nje sfide interesante, ajo ne mes Veleçikut dhe Flamurtarit dhe koplikasit pse jo, do te synojne te bejne edhe surprizen.

Kujtojmë që ndeshjet e kthimit do të luhen në 2 tetor.

Ja të gjitha ndeshjet:

GRUPI A

Vora-Partizani (në Pezë)

Tërbuni-Teuta (në kompleksin e Kamzës, ora 15:00)

Veleçiku-Flamurtari (në “Reshit Rusi”, Shkodër)

Shënkolli-Tirana (në Lezhë)

Iliria-Kastrioti

Burreli-Vllaznia

Erzeni-Dinamo

Korabi-Besëlidhja

GRUPI B

Shkumbini-Kukësi

Devolli-Skënderbeu

Elbasani-Laçi

Turbina-Luftëtari

Apolonia-Kamza

Pogradeci-Bylisi

Egnatia-Besa

Lushnja-Orikumi