Ditën e sotme mbyllet java e 28-të e Superiores me ndeshjen Kastrioti-Bylis, e cila u anulua një javë e gjysmë më parë për shkak të skandalit me arbitrat.
Pas vendimit të FSHF-së, u caktua që kjo ndeshje do të luhet ditën e sotme në orën 15:00, në stadiumin e Elbasanit.
Të dyja skuadrat luftojnë për një vend në Superiore, duke u renditur në dy vendet e fundit të tabelës.
Një fitore e mundshme do ta afronte njërën prej tyre akoma dhe më shumë me vendin e 8-ë që është Teuta.
NDESHJA:
KASTRIOTI – BYLIS 15:00 “ELBASAN ARENA”