Sytë e gjithë botës do të jenë sot te “El Clasico”. Gjithë planeti do të ndjekë ndeshjen mes dy superfuqive të futbollit botëror, ndeshjen midis Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit. Në Spanjë dhe jo vetëm, ka interes të jashtëzakonshëm për ndeshjen, që mund të vendosë që në dhjetor kampionatin. “El Clasico” është një ndeshje e ndaluar për ata që janë me zemër. Ndeshje e rëndësishme për skuadrën e Zinedin Zidan, që në rast humbje shkon në -14 nga Barcelona.
Do të jetë edhe një sfidë mes dy lojtarëve, që në vitet e fundit kanë ndarë 10 “Topat e Artë”. Në orën 13:00, gjithë bota do të djekë superndeshjen në “Santiago Bernabeu”. Vetëm katër vende nuk e transmetojnë këtë event: Malta, Papua Guinea e Re, Mongolia dhe Korea e Veriut. Gjithë pjesa tjetër e planetit do të jetë e përqendruar këtu.