Nga Engjell GJOLAJ
Te shumte jane futbollistet e Malesise te cilet kane arritur te lene gjurme me karrieren e tyre. Ne sot do te ndalemi tek njeri nga to, pikerisht tek ish- futbollisti kelmendas Luigj Tinaj, i cili ka patur nje karriere si ketu, por edhe ne Amerike. Ai jeton prej 27 vitesh ne kete vend dhe eshte nje organizator i shkelqyer i aktiviteteve sportive dhe artistike ne New York.
Luigj Tinaj ka lindur me 30 tetor 1963 ne Kelmend ku dhe ka mbaruar shkollen “Zooveterinare”. Nderkohe prej 27 vitesh jeton ne New York ku ka dhe nje biznes bashke me familjen e tij.
Por Luigji asnjehere nuk e harron vendlindjen e tij dhe sebashku me shoket organizojne çdo vit ndeshje futbolli ne Kelmend duke sponsorizuar sebashku me shoket e tij. Per te mesuar diçka me teper ne lidhje me karrieren dhe veprimtarine e tij, i kerkuam nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” te cilin e mirepriti duke qene shume i gatshem per t’iu pergjigjur pyetjeve tona.
– Luigj, ne fillim duam te dime per te kaluaren tuaj sportive ne Kelmend e sot atje ne Amerike, New York…
Futbolli eshte njè sport i bukur dhe i pelqyeshem pothuajse per tè gjithe femijet. Edhe une kam qene shume i apasionuar dhe kam luajtur vete me shoket e mi kelmendas, sì nè Kelmend ashtu edhe nè New York. Qe ne moshe te re ne vendlindje- Kelmend kam punuar me pasion per aktivitetet sportive, sidomos nè organizimin e spartakiadave te atehershme. Te njejten gje bejme edhe ketu ne New York duke organizuar ndeshje futbollit midis ekipeve tona te Kelmendit. Organizojme edhe aktivitete tè tjera artistike e sportive.
– Si i organizoni aktivitetet atje, ne veçanti ato te futbollit?
Organizimi behet dy here nè vit. Kemi ekipin perfaqesues te Kelmendit qè luan nè Ligat e New York-ut. Kemi dy ekipe, ate te te rinjve dhe ekipin e te rriturve.
– Sa skuadra marrin pjese?
Vermoshi, Selca, Nikçi, Tamara dhe Lepusha.
– Cilet janè disa talente atje?
Edi Naçi, Robert Gjelaj, Mario Bujaj, Armando Vuktilaj, Armando Vaçaj etj.
– Perseri kthehemi tek disa kujtime tuajat per futbollin kelmendas ne te kaluaren. Emocione edhe sot kur i kujtoni?
Kujtime shume tè bukura nè kohe te veshtira. Kushtet ishin mjaft te veshtira, si per paisje sportive ku kemi luajtur me topa trellapesh, te qepur me spango, me lidhesa lekure, kemi udhetuar me ore te tera per te shkuar nè Qafe Predelecit, pasi mungonte transporti e rruget ishin shume tè veshtira. Kujtoj fushat me gure qe shpesh jemi gjakosur, por edhe ashtu e kemi dashur futbollin. Megjithate mendoj se kemi luajtur bukur.
– Cilat kane qene skuadrat me tè forta ne Kelmend?
Vermoshi, Vukli, Selca e Tamara.
– Ju perveç fubollit pelqeni muziken, jeni njè kengetar shume i mire. Çfare mund tè na thoni me teper per kete pasion tuajin te dyte?
Ka 13-te vite qe organizojme festen “Sofra e Kelmendit” me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri. Marrin pjese 600 persona, te gjithe familjare. Duam qe tè jemi sa me tè bashkuar, te edukojme edhe femijet tane me traditen dhe kulturen tonè edhe pse jemi larg Atdheut. Duam te edukojme tek femijet tane dashurine per vendlindjen. Kudo qè tè shkosh nè bote vendin tend nuk e gjen. Aktivitetet tona si ne Amerike ashtu edhe ne vendlindje i sponsorizojme ne.
Ne mendojme shume edhe per Kelmendin tone, ku organizojme spartakiadat me ekipet Nikç, Vermosh, Tamare e Lepushe. Duam ta mbajme gjalle jeten atje edhe pse janè larguar mjaft te rinj. Sa here organizojme aktivitete kujtojme veteranet e Kelmendit. Kemi ftuar nè feste: Preke Vata (Vermosh), Gjergj Buja (Selce), Tom Nilaj ( Vukel), Ndue Neçaj (Nikçi), Gjergj Vaçi (Lepushe).
– Ju zoteroni foto tè skuadrave te Kelmendit ne te kaluaren dhe sot atje ne Amerike. Çfare mund tè na thoni per kete historik?
Çdo gje ia dedikoj pasionit dhe sportit tè futbollit ne veçanti. Sot jam edhe njè kengetar qe mundohem te gezoj malesoret e mi kudo qè ndodhen. Zoteroj edhe filmime e foto tè koncerteve qe zhvillojme ketu ne Amerike. Dua qe me çdo kusht te ruajme vlerat dhe traditat tona tè mrekullueshme tè vendlindjes. Te jemi gjithmone te dashur e te bashkuar.
– Si ndiheni per futbollistet kelmendas sot kur ata i shikoni me ekipin kombetar?
Me beso, ne çdo moment kur luajne, me emocionojne shume. Çdo prekje e topit nga ana e tyre me shton rrahjet e zemres. Gezohemi shume. Ne ketu blejme fanelat me emrat e tyre, i veshim dhe dalim edhe ne xhiro me to. Respekte per ekipin tone kombetar. Shpresojme te shkojme ne Boteror. Respekte edhe per ekipin e Vllaznise. Deshiroj te dale kampion.
– Luigj shume faleminderit per intervisten…
Faleminderit juve Engjell per interesimin per te pasqyruar traditen e kelmendasve ne futboll.