Ndeshja mes Spanjës dhe Suedisë merr një rëndësi shumë të veçantë duke pasur parasysh humbjen e Polonisë sot, pasi kush fiton hedh një hap shumë të sigurt e humbësi me shumë mundësi duhet të diskutojë me polakët kualifikimin.
Spanjollët vijnë sot me të qetë në këtë duel, pasi kanë kaluar krizën e COVID-19, edhe pse u komplikoi përgatitjet. Trajneri Luis Enrike ka zgjedhur Moratën sot në majë të sulmit të mbështetur nga Dani Olmo dhe Ferran Torres.
Ndërkohë, në radhët e Suedisë mungon Kulusevski i infektuar, ndaj sfida nis me Isak e Berg në majën e sulmit.
Spanja: Unai Simon, M. Jorente, P. Torres, Laporte, Zhordi Alba; Rodri, Pedri, Koke; Dani Olmo, F. Torres, Morata.
Trajner: Luis Enrike
Suedia: Olsen; Lustig, Lindelof, Danielson, Augustinson; Larson, Olson, Ekdal, Forsberg; Berg, Isak.
Trajner: J. Anderson