Trajneri i PSG-së, Luis Enrike ndodhet në një moment të vështirë në krye të ekipit parizien pas disfatës me Bajern Mynih në Ligën e Kampioneve.

Gafa e portierit të francezëve ndikoi në fatet e takimit, sikurse kartoni i kuq nga sulmuesi Ousman Dembele: “Ndeshje e vështirë. Kishim të tjera plane, por nuk shkoi ashtu siç prisnin. Në pjesë e parë patëm një rast të pastër me Dembele, ama na mungoi finalizimi. Më pas u ndëshkuam me karton të kuq.

Mund të kishim menaxhuar më mirë situatën, futbolli është i pamëshirshëm. Qoftë edhe gabimi më i vogël kushton shtrenjtë. Nuk dua ta fajësoi ekipin. Mos të harrojmë Bajern Mynih luante në fushën e vet. Ne treguam karakter edhe me 10 lojtarë duke e mbajtur të hapur deri në fund ndeshjen”, përfundoi Enrike.

Tashmë situata e partizaneve për të avancuar në fazën tjetër janë reduktuar ndjeshëm, sikurse pankina për trajnerin spanjoll në “timonin” e PSG-së.