PSG-ja ka eleminuar Liverpulin dhe është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Luis Enrikja është shfaqur tejet i emocionuar pas ndeshjes për mikrofonin e “Canal +”-it. Trajneri i PSG-së ka thënë se ndjen krenari për ekipin që drejton, pasi tregoi se e dashuron të luajturt futboll, pavarësisht stadiumit dhe atmosferës që krijonë tifozët kundërshtarë.
“Të jem i sinqertë, nuk di se çfarë të them. Jam shumë i lumtur, sepse treguam se jemi një ekip i vërtetë. Është diçka që e kemi thënë që prej një kohe të gjatë, por sot, me tifozët tanë, ishte një ndeshje shumë e mirë. Jemi krenarë për këtë ekip të madh. Sot ishte një lojë shumë e vështirë, sepse ata janë një ekip shumë i mirë. Ishte e vështirë ta mbaje topin.
Me mentalitetin, personalitetin dhe veçanërisht me Xhixhin (Donarumën), ishim të aftë ta fitonim ndeshjen. Ata (Liverpuli) përfunduan të parët në fazën e grupeve.
Sot ne treguam që e dashurojmë të luajmë futboll, pavarësisht stadiumit, atmosferës. Është shumë gjë e këndshme që të kesh këtë skuadër. Loja e sotme ishte për të gjithë tifozët tanë”, ka deklaruar Luis Enrikja./Sport Ekspres/