Luis Enrike është prezantuar ditën e sotme në krye të kombëtares iberike. Në krah të tij ka qenë edhe presidenti Luis Rubiales dhe drejtori teknik, Molina. Enrike ndërkohë ka thenë fjalët e para si trajner i Spanjës.
Për ndryshimet
Ju me të drejtë mund të pyesni se çfarë mund të sjellë Luis Enrique për ekipin. Ne do t’i analizojnë gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën dhe të njohim punën e Lopetegui dhe Fernando Hierro. E vlerësoj atë që kam marrë prej tyre, por futbolli është në vazhdueshmëri dhe evolucion.
Sergio Ramos si kapiten dhe De Gea në portë? Sot është dita e prezantimit tim, do t’i trajtojmë rastet individuale kur të udhëheq grumbullimin e parë.
Për gjeneratat
Ndryshimi gjeneratave? Nuk do të ketë revolucion, por një evolucion. Do të ketë njerëz, të cilëve do t’u japim besim. Shakarkimi i Lopetegui? Eshtë një gjë që i takon të kaluarës. E shikoj botën me optimizëm dhe e kaluara i përket së kaluarës.
Situata me Piqué? Është një çështje tjetër, sepse ai tashmë ka njoftuar se do të largohet nga ekipi kombëtar. Do të doja t’i kisha të gjithë, edhe pse duhet ta respektojmë ndjenjën e secilit lojtar.
Për stilin e lojës
Mund të evoluojmë stilin e lojës, e kam bërë tashmë në një klub të madh si Barcelona. Ka shumë aspekte për t’u përmirësuar taktikisht. Si do të jetë trajneri i ri i kombëtares? Unë do të bëj punën time në mënyrën më të mirë të mundshme, do ta veçoja marrëdhënien me shtypin, që shpresoj se do të jetë mirë, ashtu si me tifozët. Do të përpiqem me mënyrën më të mirë për secilin lojtar.
Më pëlqen të kem afërsi me lojtarët, për të arritur një konsensus të gjerë në kombëtare. Do të doja të bija dakord për ato gjëra që mund të bihet dakord. Qëllimi që kemi si staf është për t’i bërë gjërat më të lehta për lojtarët. Unë nuk kam biseduar ende me asnjë lojtar, por nuk kam frikë ta bëj”.