Paris Saint Germain ka mundur 2-0 Toulouse dhe ka fituar Superkupën e Francës.Trofeu i parë në Paris për Luis Enrique, i cili ka shtangur gazetarët në përfundim të ndeshjes me një përgjigje ironike që jo të gjithë e kanë kuptuar.
Trajneri i PSG-së, në fakt, është pyetur për përjashtimin e Ugarte-s, mesfushor 22-vjeçar uruguaian, i cili nuk luajti asnjë minutë në Superkupë.
“Sot ka qenë shumë i mirë, nuk ka humbur asnjë top, i mrekullueshëm. Asnjë gabim, ka qenë perfekt”.
Kështu është përgjigjur Luis Enrique, duke i befasuar të gjithë, në përfundim të ndeshjes së vendosur nga golat e Lee Kang-In dhe Mbappe.
Më pas ka shkuar përtej ironinë duke shpjeguar se te PSG ka shumë kampionë dhe nuk ka hapësirë për të gjithë në çdo ndeshje, por që do të ketë në të ardhmen nëse lojtarët përkushtohen dhe përmirësohen gjatë sezonit.