Luis Figo, një nga ambasadorët e “Laureus Sports Awards”, që do të zhvillohet në Madrid më 22 prill, ishte në selinë e Komunitetit të Madridit, në zemër të Puerta del Sol, për të prezantuar të nominuarit.

Një epokë e re galaktike me Mbappe…

Pa dyshim, Real Madridi po përjeton një brez të mrekullueshëm lojtarësh, janë të rinj të talentuar. Duhet të shohësh rezultatet, në fund të fundit në futboll ajo që mbetet shpesh, përtej talentit, është fitorja, janë rezultatet. Kjo është gjëja më e rëndësishme.


A keni një këshillë për këtë brez të ri?

Unë nuk jam kush të jap këshilla. Së pari duhet të jeni të vetëdijshëm për rolin tuaj në klub. Egoja e lojtarëve nuk duhet t’i kapërcejë interesat e ekipit, duhet të jeni të përkushtuar ndaj projektit.


Si ju duket Bellingham?

Mbresëlënës, në moshën e tij po tregon shumë pjekuri. Ne e dinim tashmë cilësinë e tij, por përshtatja kaq shpejt në një futboll dhe ekip ndryshe ishte gjëja më befasuese. Shpresoj që të vazhdojë kështu.

A do të kishte vend Figo në këtë Real Madrid?

Zakonisht nuk flas për veten time, por kam qenë ndër lojtarët më të mirë në botë. Nëse nuk do të kisha vend në një ekip, futbolli do të ishte shumë i keq. Ose ata që më paguan do të ishin shumë rëndë, se nuk e kuptonin futbollin.


Galaktikët e kohës suaj kundër këtij Real Madridi me Mbappe, kush do të fitonte?

Nuk e di, nuk jam i mirë në parashikime. Nuk mund t’i krahasosh brezat, kjo varet nga shumë faktorë. Lojtarët janë të ndryshëm, futbolli nuk është i njëjtë si 10 vite më parë. Cilësia është atje, por është e vështirë t’i përgjigjesh kësaj. Në sport, dy plus dy shpesh nuk bëjnë katër./telesport/