Erdenis Gurishta ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”. Veç analizës për skuadrën e Vllaznisë që po kalon momente fantastike në këtë sezon, nuk mund të qëndronte pa u përmendur edhe “Big Brother VIP”.

Ky reality show ka “pushtuar” çdo shtëpi apo hallkë të jetës duke qenë tematikë kryesore, qoftë edhe në futboll. E pikërisht Luiz Ejlli, një nga protagonistët brenda shtëpisë, nxiti debat në studio. Ai u shpreh se si Luizi ashtu edhe Vllaznia do te perfundojne te dytet sepse fitues do jene Bledi Mane dhe Partizani

Kjo gje nuk i ka pelqyer kapitenit te Vllaznisë, Erdenis Gurishta i cili u shpreh se “ky eshte viti i shkodraneve dhe ata do te triumfojne si ne “Big Brother” ashtu edhe ne futboll.

“Nëse Big Brother ka këtë shikueshmëri kaq të madhe, është pikërisht falë Luizit”, tha mbrojtësi i shkodranëve i mbështetur dhe nga Lei Kraja: “Ka thyer shifrat në mënyrë të frikshme. Pse qenka jo i duhuri për shtëpinë?”

Më tej vijoi sërish Gurishta që tregoi një detaj interesant: “Para 3 javësh në Tiranë me Partizanin, e ndoqëm Luizin para ndeshjes. Dhe më pas në fushë fituam. Gjithsesi do ta shohim pas dy javësh me Partizanin në Shkodër sërish që është çerekfinalja e Kupës së Shqipërisë”, tha Gurishta.