Atletja e talentuar, Luiza Gega vazhdon te jete e suksesshme ne garat nderkombetare, duke bere qe emri i atletikes shqiptare te rritet nga gara ne gare. Paraqitja e fundit qe mori vleresime shume pozitive, jo vetem nga specialistet shqiptare, por edhe ato te huaj, ishte ne boterorin e atletikes qe po zhvillohet ne SHBA.
Atletja shqiptare ka arritur te renditet e pesta ne bote ne 3000-metra me pengesa, duke vendosur edhe rekord te ri kombetar ne kete disipline.
Ashtu siç ishte parashikuar apo pohuar edhe nga vete atletja apo trajneri i saj, Taulant Stermasi, ishte nje gare e veshtire, por qe jane permbushur te gjitha pritshmerite.
Nderkohe, pavaresisht se nuk arriti te futej ne zonen e medaljeve, Gega ishte gjate gjithe kohes ne grupin e me te mirave ne kete gare. Ajo arriti te vendose rekord kombetar, duke permiresuar ndjeshem ate te meparshmin, qe mbahej po nga ajo. Ne kete gare, vendin e pare e mori atletja nga Kazakistani, Norah Jeruto.
Maringlen ZHIVANI