Luka Modric çdo ditë dhe më shumë po lidhet me një largim të mundshëm të tij nga Real Madrid. Për kroatin e “artë” klubi më shumë i interesuar është Milani. Italianët gjithashtu janë dhe ekipi i zemrës së Modric nga fëmijëria, por nuk eleminohet një transferim i kroatit në Amerikë.

Real Madrid duke parë moshën e lartë të lojtarit, 34, si dhe rendimentin që po vjen duke rënë. Janë duke shqyrtuar emrat për zëvendësimin e Modric.

Mediat spanjolle kanë zbardhur tre emra të mundshëm, për zëvendësimin e Modric, të cilët gjithashtu janë në kontakte me madrilenët. Bëhet fjalë për Paul Pogba të Manchester United, Christian Eriksen të Tottenham, si dhe Donny van de Beek të Ajax, raporton newsport.al.

Objektivë kryesor ka qenë Pogba, por me Eriksen i cili tashmë duket i larguar nga Tottenham, madrilenët mund ta kryejnë si transferim që në janar.