Kryebashkiaku I Shkodrës Lorenc Luka, që është njëkohësisht edhe president I Vllaznisë, ka pritur pasditen e së hënës në zyrën e tij ekipin e futbollit në prag të nisjes së sezonit te ri. Ai I ka uruar suksese futbollisteve dhe stafit drejtues dhe u ka kujtuar atyre se tashme nje Shkoder e tere I ka syte tek ata dhe rezultatet qe do arrijne. Ai ka kerkuar qe Vllaznia ta nise me fitore kampionatin duke mundur Skënderbeun në ndeshjen e parë teksa ka thënë: “Deri sot mund të them se topi ka qenë në anën tonë ndërsa tani e tutje mund të them me plot gojën se topi ka kaluar tek ju.
Jemi munduar të jemi maksimalisht në dispozicion të këtij klubi për të qenë afër këtij ekipi. Afër këtij ekipi që në vitet e vite me radhë ka qënë kampion dhe ka fituar dhe trofe të tjerë. Tani Bashkia Shkodër përkrah gjithë investimeve të tjera të bërë në këtë qytet, ka edhe një investim i cili është futbolli, prej edhe nga pret të marrë në fund të këtij sezoni edhe frytet e veta. Ne kemi një komunitet të madh që ndjek skuadrën e tyre me shumë përkushtim. Ato e kanë ndjekur edhe sot dhe më tej do të ndjekim Vllazninë. Tani kampionati po fillon dhe sfida jonë e të gjithëve sëbashku ka filluar në mënyrë që të realizohen të gjithë ato objektiva që ka ky klub dhe ne të gjithë sëbashku kemi në këtë sezon”. Nga ana e tij, edhe trajneri Shpetim Duro e më pas edhe kapiteni Elvin Beqiri kanë garantuar kryebashkiakun Luka se do të bëjnë më të mirën e mundshme që skuadra të arrijë objektivat e saj dhe të kënaqë një Shkodër të tërë me rezultate positive. Ne takimin me kryebashkiakun eshte thene shpesh se topi tashme është në fushën e futbollistëve. Ata duhet të dinë ta luajnë ashtu siç duhet dhe pritshmëria për Vllazninë e sezonit të ri, është e madhe.
www.shkodrasport.com