Transferimi i mundshëm i Lukakut drejt Juventusit kanë bërë që tifozët zikaltër të ngrihen kundër sulmuesit belg.

Ultrasit e “Curva Nord” kanë publikuar një mesazh së fundmi, ku e krahasojnë 30-vjeçarin me një figurë historike si Bruti, i cili tradhtoi Jul Çezarin duke bashkëpunuar në vrasjen e tij.

“Kush do të ka tradhtuar do e bëjë sërish. Jo se i pëlqen, por është në natyrën e tyre. Po, sepse ti Romelu na tradhtove të gjithë ne. Ne që të mbrojtëm me vendosmëri gjatë periudhës tënde më të keqe.

Ti që na tradhtove ne kur të mbrojtëm ty kur tifozët e klubit që do shkosh të sulmuan (referuar sulmeve raciste që iu bënë Lukakut në ndeshjen Juventus-Inter në Kupë).

Tani ti na e paguan duke na ngulur thikën pas shpine si Bruti. Ti puthe atë stemë që vlen më shumë se jeta jonë dhe tani si një mercenar i mposhtur dhe i lirë e shite veten te ata që ofrojnë më shumë.

Përpara se të jesh kampion duhet të jesh si fillim një burrë dhe ti nuk je i tillë. Lukaku, lamtumirë famëkeq”, shkruanin ultrasit e Interit.