Romelu Lukaku u transferua me shumë bujë nga Manccester Junajtid te Interi dhe në këto ndeshje të para me Interin, ai është kthyer në protagonist duke qenë ndër më të dalluarit në skuadër. Sulmuesi Lukaku ka shënuar gola të shumtë këtë sezon megjithatë e ka ditur mirë që do të jetë një kampionat i vështirë.

Në një intervistë të dhënë për “Neë Tork Times”, ai u shpreh se kishte biseduar me Ronaldon para se të transferohej në Itali. Belgu u shpreh se Ronaldo e kishte paralajmëruar se është një kampionat i vështirë dhe me mbrojtje të mirë ku vështirësia për të shënuar është e madhe.

“Ai më ka thënë se është një kampionat me mbrojtjen më të fortë në botë. Më ka thënë se mund të shënonte shumë gola dhe këtu ishte shumë e vështirë ta bënte këtë. Nëse Kristiano Ronaldo e ka thënë se është e vështirë, atëherë në të vërtetë është e vështirë”, u shpreh Lukaku. /vipsport/