Në prag të ndeshjes ndaj Milan, sulmuesi belg i Napoli, Romelu Lukaku, ka dhënë një intervistë për mediat. Në këtë sfidë ai do të kërkojë golin nr.400 në karrierë. “Është një gjë e pabesueshme, por rezultati i ekipit është më i rëndësishëm se sa statistika ime”, tha Lukaku.

Ne po luajmë kundër një ekipi të fortë dhe cilësor, por po përgatitemi mirë dhe do të shohim rezultatin përfundimtar. Jam i sigurt se mund të bëjmë mirë. E pranoj se goli që shënova kundër Milanit në ndeshjen e parë ishte goli im më i mirë i sezonit deri më tani”, u shpreh Lukaku.

Duke folur për sfidën e titullit, ai shtoi: “Interi është favorit. Ata kanë skuadrën më të madhe dhe lojtarët cilësorë. Edhe Atalanta ka ritmin për të luftuar për kampionatin. Pas fitimit të Ligës së Evropës ata e kuptuan se mund të ishte fillimi i një cikli”.

Nuk e di se çfarë ndodhi vitin e kaluar, por nëse shikojmë këtë sezon, askush nuk mendoi se do ta gjenim veten këtu. Tani duhet të shohim se ku mund të punojmë më shumë për të arritur aty ku duam. Ne e dimë se çfarë na duhet, nuk kemi nevojë të flasim shumë”, shtoi sulmuesi belg.

Ai foli mbi grupin dhe marrëdhëniet me shokët e skuadrës. “Komunikimi mes nesh sulmuesve është thelbësor. Cholito, Jack dhe unë duhet të flasim me njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës. Secili ka cilësi të ndryshme, por ne dimë të luajmë së bashku, dhe kjo e bën punën e trajnerit pak më të lehtë”, deklaroi Lukaku./telesport/