Nga Endri ÇINARI
Këtë të mërkurë u luajtën edhe ndeshjet javës së 10-të në Kategorinë e Parë. Liga e dytë për nga rëndësia në vendin tonë prodhoi disa rezultate intersante. Dueli më i fortë i raundit ishte ai që u zhvillua mes Valbones dhe Kastriotit. Rezultati në fund ishte 0-0 duke treguar një ndeshje të luftuar mes skuadrave.
Në ndeshjet e tjera ishin kryesuesit e kampionatit dhe pretedentët që nuk gabuan. Duke nisur nga Vora që triumfoi në shtëpi përballë Burrelit me rezultatin 2-0.
Po ashtu edhe Besa ishte dominuese në takimin e saj në transfertë kundër Kukësit. Me kavajasit që në qytetin verilindor fituan me rezultatin e thellë 0-5 duke treguar ambiciet për ngjitjen në Superiore këtë sezon
Apolonia gjithashtu në Fier arriti një sukses me rezultatin e thellë 5-0 kundër Erzenit.
Ndërsa Korabi dhe Pogradeci e përfunduan në shifrat 3-1 sfidën e tyre. Me ekipin dibran që mori një 3 pikësh të rëndësishëm.
Java e 10-të e Kategorisë së Parë do mbyllet ditën e nesërme me sfidën Flamurtari-Lushnja. Që do luhet në orën 14:00 në stadiumin e qytetit të Vlorës./www.shkodrasport.com/