Lushnja ka 13 vjet që nuk fitojnë përballë Vllaznisë në “Roza Haxhiu”. E fundit herë që kanë shijuar suksesin përkon me 12 marsin e vitit 2005, kur verdhejeshilët mposhtin shkodranët me shifrat 2-0, falë golave të Arlind Norës dhe Klodian Arbrit.
Që prej asaj kohe dhe deri më tani, që të dyja këto skuadra janë përballur edhe gjashtë herë të tjera në shtëpinë, përfshi dhe një përballje në fushën asnjanëse të Fierit.
Lushnjarët kanë marrë vetëm një barazim i arritur më 21 shtator 2013, me rezultatin 1-1, pas golave të Tafilit për Vllazninë dhe Cankës për Lushnjën.
Pesë ndeshje janë fituar nga shkodranët, e fundit më 10 shtatorin e vitit të kaluar. Sakaq, kuqeblutë fituan 2-0 gjatë fazës së parë, me autogolin e Gavës dhe golin e Hasanit, në ndeshjen e luajtur në Fier.