Lushnja ka fituar në Velipojë dje në një ndeshje ku ka patur Brenda edhe tensionin megjithatë për lushnjarët vlejnë tre pikët e marra ndonëse fitorja është arritur përmes një 11-metërshi shumë të dyshimtë. Një rast ky që ka sjellë edhe reagimin e vendasve të Adës që nuk mund të pranojnë të tilla gjykime sërish në dëm të tyre. Pavarësisht rastit të 11-metërshit, në minutat e fundit të ndeshjes, në fushën sportive “Adriatik” të Velipojës ka plasur një sherr i madh. Shkodrani I ekipit të Lushnjës, sulmuesi shtatlartë Elham Galica është bërë protagonist I një zënke masive në minutat e fundit të takimit, duket I dhënë një pamje jo të bukur takimit. Pjesa e parë e takimit është mbyllur me shifrat 0-0. Që në të 15-të minutë Dushkaj pasi vepron bukur në zonë del I vetëm me Spahon, por është meriat e këtij të fundit që neutralizon një gol mëse të sigurtë në portën e tij. në të 17-tën minutë është çela që gjuan dhe topi kalon ngjitur me shtyll pingule të portierit Selimaj. Pjesa e parë është mbyllur me një gjuajtje të fortë të Pukës që kaolon mbi shtyllën tranversale. Një pjesë e parë e shoqëruar nga një lojë e fortë sidomos në mesin e fushës . Pjesa e dytë ka nisur më e mirë për miq që vetëm pas 3 minutsha nga starti I saj kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës me anë të R.Sulës. Ka qënë një aksion nga e djathta dhe Byzhyti fut top në zonë dhe R. Sulën që shënon nga rreth 11 metra me kokë. Lushnjarët nuk ulin tempin dhe në të 50-tën minutë ekzekutojnë një goditje dënime por topi kalon mbi tranversale. Në të 58-të është Puka që gjuan me kokë dhe Spaho përsëëri bën mrekullinë, në të 63-të minutë është Lini që dëpërton në zonë dhe gjuan por përsëri Spaho bën heroin. Në të 66-të minutë ka ardhur dhe goli I barazimit për vendasit . Ka qenë një aksion nga e djathta dhe Erkoçeviç fut një top në zonë, ku pas një rrëmujë është Puka që afër portierit shënon 1-1. Loja ka marrë tjera rritme teksa miqtë kërkojnë që të shënojnë me anë të Byzhytit, I cili gjuan dhe është Selimaj që pret. Në të 81-tën minutë është Lushnja që ka shënuar me anë të një 11-të metërshi. Ka qënë një aksion nga e djathta, Gjyla fut një top në zonë, kërcen fuqishëm Selimaj duke e larguar topin për momentin drejt fundores, por është Canka që pa asnjë kontakt është rrëzuar duke kërkuar që të mbajë topin në lojë, por ky rrëzim për gjyqtarin Jorgji ka qenë 11 metërsh. Vendim ky që ka rritur iritimin në velipojakëve. Megjithatë ka qenë vetë Canka që e ka kthyer në gol atë. 1-2. Një rezultat që rriti tensionin. Megjithë ato kanë ndikuar jo mirë tek ekipi mik. Në minutën e 86-të pas një përplasje në mesin e fushës midis Pukës dhe shkodranit të Lushnjës Galica ka sjellë shumë tension. Puka pasi është rrëzuar përtokë është goditur në brinjë nga një shkelm I dhënë nga sulmuesi I Lushnjës Galica. Ky shkelm ka mjaftuar që të pasi një sherr masiv në fushën e lojës. Një sherr që zgjatur për pak çaste. Megjithatë loja ka rifilluar pas afro 4-5 minutash, por pa sjellë ndonjë gjë të re përsa I përket rezultatit të takimit. Teksa I vetmi I larguar me karton të kuq nga ky incident ka qenë shkodrani I lushnjës, Galica. Ndeshja kësisoj është mbyllur me fitoren e Lushnjës por edhe me kontestimin e fortë të Adës drejtuesit e së cilës mendojnë se Jorgji i ka vjedhur pikën e barazimit në këtë takim.
Alfred Pjetri (president i Adës): “Jam shumë i indinjuar me sjelljen e gjyqtarit Jorgji në këtë ndeshje. Ai ka dhënë një 11-metërsh krejtësisht të paqenë për Lushnjën duke i dhënë fitoren kësaj skuadre. Ne kemi pamjet filmike të ndeshjes dhe do ta kontestojmë në Federatë këtë gjyqtar. Nuk është hera e parë që ai na gjykon në një mënyrë të tillë. E njëjta histori ka ndodhur edhe sezonin e kaluar ku Jorgji sërish me një gjykim të tillë, i dha Lushnjës fitoren me të njëjtin rezultat ndaj nesh. Na ka ndodhur me këtë gjyqtar edhe në një ndeshje femrash të Adës. Për të gjitha këto deklarojmë se ai është një gjyqtar “non grata” për Adën. Jorgji dhe ndihmësit e tij, të dirigjuar bukur edhe nga Albano Janku që ishte vëhzguesi i ndeshjes”
Ada- Lushnja 1-2
Ada: Selimaj, Tota, Ferlushkaj, Ed.Doçi, Zefi , Karakaçi, Tafa, Dushkaj (Nika 63’), Lini, Drabeja (Ekoçeviç 46’), Puka, Tr. R.Kulli
Lushnja: Spaho, Stojkoviç, Er.Sula, Ndoni, Gjyla, Byzhyti, Koreshi (Metushi 90’), çela, R.Sula, Galica, Canka (Topi 87’). Tr. A.Bano
Shënues: Puka 66’/ R.Sula 48’, Canka 81’ (11 m)
Gjyqtarë: E.Jorgji, E. Dashi, A.Mahmuti (Elbasan)
Kartona të verdhë : Ed.Doçi, Selimaj, Ferlushkaj, Puka, Nika
Kartona të Kuq: Galica 86’