Paraditen e sotme mësohet se Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të qartë edhe mënyrën si do të jenë të ndara sipas ditëve ndeshjet e javës së parë të Superligës. Takimi Lushnja- Vllaznia do të luhet të dielën në orën 16.00. Të paktën për momentin kështu është bërë e ditur. Po ashtu,konfirmohet fakti se për shkak të rikonstruksionit të stadiumit “Roza Haxhiu” të Lushnjës, ndeshja do të luhet në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit.

Në këtë mënyrë tashmë trajneri Cungu duhet t’i bëjë përgatitjet për ndeshjen e parë, për ta luajtur atë ditën e dielë. Në pamje të parë kjo është diçka pozitive për të sepse ka në dispozicion disa futbollistë të cilët kanë patur probleme me dëmtimet dhe një ditë më shumë në dispozicion,padyshim që do të ndikojë për mirë, në rehabilimin e tyre.

www.shkodrasport.com