Kampionati i ri i futbollit do te nise nga Lushnja per ekipin e Vllaznise. Ky ka qene verdikti i goglave te shortit, short ky qe eshte hedhur paraditen e se martes ne zyrat e Federates Shqiptare te Futbollit. Per ta hedhur ate kane qene te pranishem sekretari i pergjithshem i Federates Ilir Shulku dhe shefi i Sektorit te Garave Lysien Nurishmi.
Ne prani edhe te perfaqesuesve te klubeve, jane percaktuar edhe numrat per secilen skuader. Vllaznisë i ka takuar numri 7 dhe sipas skemës së paracaktuar, ajo do të luante në transfertë. Vetëm pak çaste më vonë është përcaktuar edhe kundërshtari i saj i javës së parë që ishte Lushnja. Në këtë mënyrë kuqeblutë ndeshjen e parë të kampionatit te 79-te kombetar te futbollit do ta luajne ndaj njeres pres debutueseve te Superliges. Ky takim do te luhet me 9 shtator ne stadiumin “Roza Haxhiu” te Lushnjes. Sakaq ne javen e dyte Vllaznia do te prese ne “Loro Boriçi” Teuten ndersa ne javet 3 dhe 4, ekipi shkodran do te kete dy transferta, fillimisht ne Gjirokaster me Luftetarin dhe me pas ne Laç. Ne javen e peste nderkohe do te jete sfida e dyte ne Shkoder, kete here perballe Flamurtarit. Ne javen e gjashte Vllaznia do te udhetoje drejt Kamzes dhe ketu mbarojne sfidat me rivalet direkte nderkohe qe tre ndeshjet e fundit te fazes se pare shkodranet do t’i luajne me tre ekipet me te mira, fillimisht me Partizanin ne Shkoder, me pas ne Kukes dhe faza do mbyllet duke pritur Skenderbeun. Ne pamje te pare konsiderohet nje short i favorshem per Vllaznine megjithate te presim çfare do te ndodhe deri ne shtator kur do te nise kampionati.
© shkodrasport.com