Ndeshja e parë e kampionatit të ri, ajo në mes Lushnjës dhe Vllaznisë, nuk do të luhet në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës. Arsyeja është se tapeti i kësaj fushe sapo është shtruar dhe duhen 45 ditë kohë për t’u bërë gati për ndeshje. Në këtë mënyrë, ky mund të konsiderohet njëfarë favori për kuqeblutë.
Ndeshja pritet të zhvillohet në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit. Madje jo vetëm kjo ndeshje, por edhe dy të tjera për ekipin lushnjar, ato ndaj Kamzës dhe Kukësit, nuk do të zhvillohen në “Roza Haxhiu”.
© shkodrasport.com