Vllaznia e ka nisur kampionatin sot me nje fitore me shume vlere te arritur ne Laç ne shifrat 5-3. Nje trepikesh ky qe tregon me se miri pretendimet e kuqebluve ne kampionatin e ri.
Por e veçanta e ndeshjes se sotme ka qene edhe lutja e ekipit te Vllaznise per viktimat e Tetoves se diteve te fundit kur humben jeten plot 14 persona nga djegia e spitalit anti- covid.
Per kete arsye, ekipi shkodran ka zbritur sot ne fushen e stadiumit te Laçit me fanella te bardha ku ne to shkruhej: Lutemi per Tetoven”.
Ne fakt, ky gjest fisnik i futbollisteve te Vllaznise u ka sjelle fat atyre teksa kane arritur te fitojne pas plot 7 vitesh e gjysem ne fushen e veshtire te Laçit./SHKODRA-SPORT.COM/