Dinamo pret në Durrës Vllazninë në sfidën e javës së 25-të të Superiores, me dy nga nga skuadrat më në formë të momentit në kampionat që hyjnë në fushë për tre pikët.
“Nëndetësja” vjen nga një fitore mes polemikash përballë Skënderbeut në transfertë, duke u bërë një pretendent i fort për “Final 4”.
Nga ana tjetër, kuqeblutë mundën Egnatian 2-1 në shtëpi dhe do të kërkojnë tre pikët e radhës në mënyrë që të parakalojnë dhe Partizanin në vendin e dytë.
LIVE DINAMO CITY-VLLAZNIA 0-0