Lyonit i është njoftuar një sanksion i rëndë nga DNCG – Direction Nationale du Contrôle de Gestion, Komisioni mbikëqyrës financiar francez i futbollit, i cili ka vendosur të godasë klubin e Ligue 1 në pronësi të John Textor me një rënie të përkohshme në Ligue 2, si dhe një ndalim të merkatos dhe mbikëqyrjen e rrogave.
Një rezultat i tillë pritej duke marrë parasysh se borxhi i klubit të Ligue 1 thuhet se u rrit nga 458 milionë euro në 508 milionë euro. Thuhet se Textor i tha DNCG-së sot se Lyon do të jetë në gjendje të shesë lojtarë – ose gjithashtu lojtarë të Botafogo-s, duke qene se klubi brazilian gjithashtu pjesë e portofolit të Eagle Football Group – si dhe një aksion prej 45% në skuadrën e Premier League, Crystal Palace për të balancuar bilancet.
Pavarësisht besimit të biznesmenit amerikan se takimi me DNCG-në shkoi mirë, mbikëqyrësi financiar me sa duket nuk ishte dakord. Siç qëndron, Lyon do të bie në Ligue 2 (kategoria e dyte franceze) nëse gjendja e tyre financiare nuk përmirësohet në mënyrë efektive dhe te menjehershme ne muajt e ardhshem.
Lyon mund të detyrohet të shesë asetet e çmuara, duke përfshirë mesfushorin sulmues të Francës U21, Rayan Cherki (21) ose sulmuesin ndërkombëtar belg, Malick Fofana (19) me një çmim të lirë këtë merkato dimërore./telesport/