Inter ka pësuar humbjen e parë në Serie A ndaj Udineses pasditen e sotme. Vizitorët kanë përfituar më së miri nga gabimet e skuadrës së Spalletti-t duke triumfuar me rezultatin 3-1. Me këtë humbje Inter për momentin mbetet në vend të parë të renditjes por një fitore e Napolit dhe e Juventus mund ta zbresë në vend të tretë. Megjithëse ishin vendasit ata që e filluan mirë ndeshjen duke ushtruar presion mbi kundërshtarin, pas një gabimi në mbrojtje të Santon, Udinese gjen golin e avantazhit me anë të Lasagna.

Por miqtë nuk kishin kohë të festonin golin pasi Inter kundërpërgjigjet menjëherë me Icardi-n vetëm dy minuta më pas. Zikaltrir krijojnë volum loje por Udinese qëndron e bashkuar dhe pas pushimit, sërish pas një gabimi të Santon i cili shkakton një penallti, vizitorët kalojnë për të dytën herë në avantazh. Inter hidhet në sulm për të gjetur golin e barazimit dhe pëson të tretin nga Barak në minutën e 77-të duke shuar shpresat e tifozëve.