Xhoele Maçolli ishte një ndër protagonisti i fitores së Teutës ndaj Skënderbeut. Një fitore që ka larguar skuadrën nga vendi i 9-të në renditje ku gjendej prej dy javësh. Maçolli foli për sfidën me Vllazninë dhe çfarë pret këtë sezon Teuta. Në intervistën për “Panorama Sport”, mesfushori pranoi momentin e mirë që po kalon ekipi dhe beson se ndaj Vllaznisë, Teuta do të jetë e fokusuar 100% dhe do arrijë të marrë maksimumin.
Teuta tregoi ndaj Skënderbeut se kur angazhohet në maksimum mund këdo. Sa vlen ky sukses?
Vlen tri pikë dhe një hap përpara. Ekipi bëri atë që duhej, të fitonte ndeshjen, por ky sukses na jep besim për sfidat e radhës. Edhe pse me rezultat minimal ishte një tri pikësh me shumë vlera mjaftueshëm për t’u larguar disi nga zona e kuqe. U pa një Teutë me dëshirë për të fituar e qarkullim të topit në të gjithë sektorët e fushës.
Ai ishte fitorja ndaj korçarëve një mesazh për rivalët?
Ne duhet t’i japim mesazh vetes, por është gjithashtu është e vërtetë që këtë javë fituam kur dhe të gjithë të tjerët fituan. Duhet të rikuperojmë dhe të bëjmë mirë, sepse kemi karakteristikat tona të rëndësishme e mund të tregojmë forcën.
Po vështirësinë e shterpësinë në sulm, si e shpjegoni?
Nuk kam parë një sulm në vështirësi. Na duhet të vertikalizonim më shumë, por ekipi u shfaq i rregullt. Mund të them se vazhdimësia ka qenë pika jonë e fortë, por dhe kemi shpërdoruar shumë. Ajo që ka rëndësi, megjithatë, është fitorja dhe ne e arritëm me dëshirën e duhur. Tani le të mendojmë për ndeshjen e radhës ndaj Vllaznisë.
Deri ku mund të shkojë skuadra këtë fundsezoni?
Jemi në fazën më interesante të kampionatit. Na presin ndeshje të vështira, por unë mendoj që nëse vijojmë kështu me “këmbë në tokë” dhe të punojmë fort në stërvitje do të bëjmë mirë. Të dielën na pret një ndeshje e vështirë me Vllazninë dhe shpresojmë ta kalojmë me sukses. Pa dyshim që Vllaznia kërkon përqendrim maksimal, pasi është një skuadër shumë e mirë dhe ka cilësi brenda. Gjithsesi, ditën e diel kundër Vllaznisë, do të kërkojmë të ruajmë vazhdimësinë e të marrim një rezultat pozitiv.