Ish-trajneri i Besës Gugash Magani i konsideroi ndryshimet e vazhdueshme të trajnerëve në kampionatin shqiptar si diçka e dëmshme.
Në studion e “Sport News Plus”, referuar shkarkimit të fundit të Shpëtim Duros nga posti i trajnerit të Kukësit, Magani konstatoi se tekniku kryeqytetas nuk ishte fajtor për barazimin në minutat e fundit të me Teutën 2-2.
“Fitorja historike e Tiranës në derbi 5-1 ndaj Partizanit – Mendoj me 2 fitoret e fundit në derbi Tirana ka përligjur interesimin gjithë kohës.
Kam luajtur me Partizanin në vitet të vështira 1998-1999. Në krahasim me atë kohë ka ndryshuar shumë pjesa e interesimit. Më pëlqeu shumë pjesa përveç golave edhe entuziazmi i të dyja tifozerive. Mendoj që ka qenë një shfaqje shumë e bukur.
Orges Shehi pason Duron te stoli i Kukësit – Padiskutim, detyra e trajnerit është shumë e vështirë në Shqipëri, në momente të veçanta krijohen presione artificiale të kota. Para disa kohësh, u ndërrua trajneri I Tiranës pas barazimit me Teutën 1-1.
Kam prapë mendimin kur bëhen shumë ndryshime në pankina, kur nuk bëhen zgjedhjet e duhura, nuk ndikon mirë te skuadra. Po t’i referohemi ndeshjes në Durrës, nuk kishte faj Duro. I uroj Shehit suksese dhe të jetë protagonist njësoj si me Skënderbeun”, deklaroi Magani