U mendua se do te largohej pas eliminimit nga Kupa e Shqiperise, por duket se Gugash Maganit i eshte dhene edhe nje shans tjeter. Pikerisht ai ne ndeshjen e rradhes per kampionat ndaj Egnatias.
Trajneri i bardhebluve kërkon nga skuadra që të tregojë karakter dhe të përmbysë situatën e rëndë të rezultateve që ka kapluar Tiranën.gugash maganiPas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, Magani ka folur gjatë me lojtarët e tij. Ai ka parashtruar situatën e rëndë që ndodhet skuadra dhe ka kërkuar nga të gjithë reagim. Ka kërkuar që liderët e skuadrës të marrin për dore grupin dhe të tregojnë karakterin në fushën e lojës që në sfidën me Egnatian. Sfidë që duhet të fitohet me doemos. Pikërisht kjo ndeshje, sipas Maganit duhet të jetë pika e kthesës për bardheblutë.
Peqinasi është munduar që të qetësojë të gjithë, ndërsa pranoi se ai beson te kjo skuadër. Trajneri u ka bërë të qartë lojtarëve se një ekip nuk mund të përmbyset tre herë rresht dhe se është e patolerueshme që skuadra të mos vrasë takimin. Pikërisht kjo është ajo që duhet të ndryshojë Tiranë në takimin me rrogozhinasit. Në fund të mbledhjes, Magani foli edhe me dy lojtarët e dëmtuar si dhe u takua kokë më kokë me Emanuel Ernest. për të dytin vit radhazi, skuadra bardheblu nuk ia del dot të kalojë në finalen e Kupës së Shqipërisë.
“ARENA KOMBËTARE” – Tirana do të luajë ditën e shtunë sfidën e radhës në kampionat ndaj Egnatias. Më në fund, bardheblutë do të luajnë në kryeqytet. Sfida është caktuar të luhet në orën 16:30 në “Arena Kombëtare”. Bardheblutë kanë shtatë ndeshje që nuk fitojnë në kampionat. Tirana është ekipi që ka më pak fitore, vetëm 2 në 20 javë.