Gugash Magani eshte i mendimit se Vllaznia ka pasur probleme te shumta ne mbrojtje. Ish-trajneri i Egnatias se fundmi, u shpreh se shkodranet zhvillojne nje loje shume sulmuese, c’ka ben te lere pastaj hapesira mbrapa.

Magani theksoi edhe se ekipi i Plorit deri ne fund te sezonit, do te luaje gjithcka per gjithcka per te kapur Kupat e Europes permes kampionatit.

“Gjithe kohes, Vllaznia ka pasur stilin e lojes shume te hapur. Pra, ka qene gjithe kohen sulmuese.

Ka shume vite qe luan hapur. Problemi te Vllaznia ka qene mbrojtja, sic e shikoj une.

Nuk ka shume siguri ne mbrojtje. Jane bere shume gafa. Deri ne fund, besoj se Vllaznia do luaje gjithcka per gjithcka”,-tha gjate prononcimit te tij, trajneri Gugash Magani.

Maringlen ZHIVANI