Një tjetër mbrëmje Championsi, një tjetër magji.Barcelona, me synimin për të finalizuar një rrugëtim fantastik pret Dortmundin, me këta të fundit që duan të parashtrojnë rrugën që përcakton një prej gjysmëfinalistëve.

Padyshim skuadra e drejtuar nga Hansi Flik vjen si favorite duke qenë se nuk njeh humbje në 2025-ën ndërsa nga ana tjetër verdhezinjtë kërkojnë ta thyejnë këtë pavarësisht formës jo të mirë në kampionat.

Një supersfidë franko-angleze luhet mes PSG-Aston Vila. Në letër, një mision i qartë, kualifikimi në gjysmëfinale. Ekipi i Luis Enrike eliminoi Liverpulin një nga ekipet pretendetë, dhe do të kërkojë të bëjë të njëjtën gjë me klubin tjetër të Premier Ligës.

NDESHJET E SOTME

BARCELONA-DORTMUND ORA 21:00

PSG-ASTON VILA ORA 21:00