Eliminimi i Fullhem gjatë pasdites me sa duket nuk ak qenë e vetmja surprizë e turit të tretë në FA Cup. Turneu më i vjetër futbollistik për klube në botë ka parë sot të eliminohet edhe Leisteri, nga një ekip i kategorisë së katërt, Njuport Kaunti.
endasit kaluan në avantazh që në minutën e 10 më anë të Mat, pas një aksioni të shkëlqyer të Uillmot në krahun e djathtë. Leisteri u hodh i gjithi në sulm, por skuadra e drejtuar nga Klod Pyel e kishte të vështirë të gjente rrjetën.
Gjithsesi, ajo ia doli kur regjistrohej minuta e 82 e ndeshjes me Gezal, ndërsa të gjithë menduan se kjo do të vuloste riluajtjen e takimit, siç është rregullorja e këtij aktiviteti.
Por Ollbrajton gaboi gjithçka duke prekur topin me dorë në zonë në minutën e 85 dhe i dhuroi penallti vendasve, të cilët e realizuan me anë të Amond duke siguruar fitoren 2-1 dhe kalimin në turin e katërt të aktivitetit. /vipsport/