Cristiano Ronaldo ishte protagonisti i madh i fitores së Realit të Madridit ndaj PSG-së 3-1 në 1/8 e finaleve të Champions League.

Sulmuesi portugez shënoi dy gola, njërin prej të cilëve me 11-metërsh. Por, shumë pak tifozë vunë re diçka të çuditshme te penalltia e CR7.

Ishte ish-shoku i tij i skuadrës te Manchester United, Rio Ferdinand, i cili nënvizoi fenomenin e çuditshëm që ndodhi në këtë episod.

Përsëritja tregon se topi ngrihet në momentin që Cristiano përgatitet ta godasë.

Kjo ndodhi pasi këmba mbështetëse e sulmuesit të Realit shkel me forcë dhe tapeti vibron aq sa për të ngritur pak topin fiks në momentin që goditet nga e djathta e Topit të Artë.

Në “BT Sport”, Rio Ferdinand tha: “Ju betohem, është çmenduri! E bënte këtë gjë në stërvitje gjithmonë”.