Nëse në Itali nofkën “magjistari” e ka merituar Igli Tare me lëvizjet e tij të jashtëzakonshme te Lacio, në arenën ndërkombëtare, këtë nofkë ia kanë vendosur Andoni Zubizarretës.

Personit i cili i rrëmbeu Lorik Canës atë që vetë ish-kapiteni i Kombëtares e ka cilësuar si “punën e ëndrrave”.

Cana dëshironte shumë që të bëhej drejtori sportiv i Olimpikut të Marsejës, ndërsa në verën e kaluar u përfol edhe në mediat franceze se ishte në bisedime me pronarin e ri të klubit, amerikanin Frenk MekKurt.

Por ky i fundit u tërhoq nga idea për të pasur në drejtim jo nje emër të ri, por një profesionist të spruvuar si Andoni Zubizarreta.

Ish-portieri i njohur si Spanjës ishte ai që ndërtoi Atletik Bilbaon e viteve 2001-2004, ndërsa në vitet 2010-2015 ishte në drejtimin e Barcelonës, ku përsëri bëri disa lëvizje që i sollën shumë trofe skuadrës katalanase.

Meqenëse ai ishte larguar nga ky klub dhe ishte i lirë, MekKurt vendosi që t’i besonte menjëherë spanjollit rolin e ri për të ringritur skuadrën.

Zubizarreta e mori skuadrën në vendin e 12 në klasifkim në tetor, ndërsa tani marsejezët janë të tretët, falë edhe afrimeve në merkato të lojtarëve shumë cilësorër.

Sigurisht, ai ka pasur mundësinë të bëjë një merkato mjaft të rëndësishme, duke shpenzuar thuajse 100 milionë euro.

Por lëvizjet janë të gjitha me lojtarë të perspektivës ose veteranë që japin garanci, ndërsa ekipi po siguron qetësisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. /vipsport/