Riyad Mahrez qëndron përpara posterëve të mëdhenj të Muhammad Ali, duke u ngazëllyer për të dhe për një nga idhujt e tjerë të tij, Roger Federerin. Në të vërtetë Federer ishte arsyeja e vetme që Mahrez ishte i përkushtuar të vizitonte Wimbledonin këtë verë. Mirëpo është në storien e tij se si përfundoi te St Mirreni nëntë vjet më parë, në dimrin e ftohtë skocez, që diçka e rëndësishme del në lidhje me lojtarin dhe aspiratat e tij për tituj.“Unë nuk doja të shkoja”, ka rrëfyer algjeriani i lindur në Francë me një buzëqeshje në fytyrë, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.
“Qysh në fillim nuk doja të shkoja, por një person të cilin e njihja, të cilin e kisha më tepër shok sesa agjent, më tha se ishte një provë në Skoci. Kështu që i thashë:’në rregull ta provojmë’”.Ajo që ndodhi më pas është gjë për të cilën Mahrezi vetëm mund të qeshë. Ardhja e tij në aeroportin e Glasgowit gjashtë javët e kaluara në një hotel të vogël me pagë minimale, shënimi i golave pa telashe për U-21 të St. Mirrenit dhe agjenti lokal i futbollit që u interesua shumë në të, në një mënyrë që trajneri i skuadrës së parë të St. Mirrenit, Gus MacPherson, nuk u interesua.“Unë luajta katër ndeshje dhe shënova shtatë gola. Çdo ndeshje po shënoja. U munduan të më mbanin, por kurrë nuk iu afrova skuadrës së parë. Dhe më pas shoku im në Francë më telefonoi dhe më tha se një agjent skocez po donte ta largonte atë nga loja, të firmoste me mua dhe të bëhej agjent i imi. Shoku im më tha, ‘Eja në shtëpi. Do të blej një biletë’“, rrëfen Mahrez.Kështu lojtari që brenda nëntë vjetësh arriti të jetë i nominuar në listën për “Topin e artë” dhe të përfundonte i shtati në zgjedhje, nuk kishte pasur periudhë të mirë në Skoci…
© shkodrasport.com