Partizani rikthehet të komandojë Superioren. Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, përballë Kukësit, që ishte edhe ekipi pritës, të kuqtë e Gegës fituan me një gol të shënuar nga Esat Mala në minutën e 14-të.

Ishte një kundërsulm perfekt i kryeqytetasve, me Bardhin që dha asistin e zgjuar për Malën, i cili kaloi topin mbi portierin Frashëri, duke e dërguar në rrjetë.

Kukësi ka pasur vetëm një rast me Rexhinaldon, por sulmuesi nuk shënjestroi portën e Hoxhës, me kokë. Grintë, shumë ndërhyrje të ashpra dhe ritëm.

Kështu është karakterizuar pjesa e parë e takimit, teksa të kuqtë kanë pasur edhe një tjetër mundësi, por kanë shpërdoruar kundërzbritjen, duke bërë zgjedhje të gabuar në pasim.

Në pjesën e dytë, Kukësi i afrohet golit të paktën dy herë, me Kalanë dhe me Shafik, por në të dy rastet, futbollistët e verilindorëve nuk gjetën shënjestrën e duhur.

Hoxha u ngjit në katedër kur i tha jo goditjes me kokë të Shpehar, duke fluturuar dhe duke devijuar në goditje nga këndi.

Në anën tjetër, Frashëri bëri të njëjtën gjë duke mohuar golin e dytë. Pas katër minutash shtesë, erdhi vërshëllima e arbitrit që mbylli këtë supersfidë.

Për Partizanin është fitorja e gjashtë në këtë kampionat dhe e pesta radhazi. Që pas barazimit ndaj Laçit, skuadra e Gegës ka marrë katër fitore radhazi.

Kukësi – Partizani 0-1

Shënues: Mala 19′