Esat Mala tashmë e sheh kampionatin plotësisht të hapur dhe diferencën ndaj Vllaznisë kryesuese si mëse të rikuperueshme. Mesfushori i Partizanit deklaroi për “SuperSport” pas ndeshjes me Laçin se edhe barazimi kënaqte skuadrën tashmë që kishte vetë në dorë fatin e saj.
“Si shkoi ndeshja, ishte e luftuar dhe ekipet treguan që duan të jenë aty sipër. Sipas meje lamë dy pikë, por si shkoi ndeshja, duhet të kënaqesh edhe me një pikë.
Mendoj se renditja tregon kush është kundërshtari më i vështirë, të gjithë që janë në krye kanë dëshirë për të bërë mirë. Vetëm në fund renditja do të tregojë kush është i duhuri.
Vllaznia ka pasur nisjen e mirë që është komod me pikët, Por me gabimet që ka bërë i kemi shfrytëzuar dhe kemi mbyllur diferencën. Me dy ndeshje që kemi ndaj tyre kemi mundësinë ta rilkperojmë”,tha Mala. /vipsport.al/