Mbrojtësi malazez I Vllaznisë Gavrilo Petroviç do ta dërgojë çështjen e tij në Komisionin e Disiplinës të UEFA-s për prishjen e njëanshme të kontratës nga klubi shkodran. Lajmi është bërë I ditur nnga vetë futbollisti dhe menaxheri I tij Leko Pranvera. Ata kanë qenë në Shkodër për të biseduar me krerët e klubit kuqeblu në lidhje me këtë çështje por kanë dalë të zhgënjyer nga përgjigja që kanë marrë prej tyre dhe në këtë mënyrë, deklarojnë se do ta ndjekin këtë çështje në institucionet përkatëse për të kërkuar respektimin e kontratës.

“Nuk kemi rrugë tjetër për ta zgjidhur këtë çështje por vetëm ta çojmë në Uefa. I kemi ofruar drejtuesve të klubit Vllaznia të gjitha mundësitë e mundshme për prishjen e njëanshme të kontratës por ata I kanë injoruar kërkesat tona. Lojtari ka dy muaj pa u paguar dhe ne kemi kërkuar këto rroga. Përveç kësaj, meqë Petroviç nuk u mor në stërvitje në Ulqin me ekipin, I kërkuam drejtuesve të klubit, vendimin me shkrim që ky lojtar nuk është në planet e Vllaznisë. As këtë nuk na e dhane. Meqenëse ka ndodhur kështu, sigurisht që do kërkojmë zbatimin deri më një të kontratës deri në fund të saj. Kemi të drejtën në anën tonë dhe prandaj do ta kërkojmë atë. Vllaznia të paguajë në këtë mënyrë kokëfortësinë e drejtuevse të vet që duan t’I largojnë lojtarët pa asnjë rregull por vetëm se ashtu dëshirojnë ata”-ka thënë dje për “Sporti Shqiptar” menaxhero Pranvera. Edhe vetë lojtari është dukur I shqetësuar nga neglizhenca që ka gjetur tek drejtuesit e Vllaznisë. Pavarësisht se ai mund të mos ketë bindur me formën e tij sportive, prishja e kontratës në mënyrë të tillë është e palogjikshme dhe në këtë mënyrë ai do kërkojë paratë e tij në institucionin përkatës të futbollit europian.

www.shkodrasport.com