Ndeshja e se premtes ndaj Kamza Basket, padyshim qe konsiderohet me e rendesishmja e kampionatit per Vllaznine e cila do te perballet me skuadren rivale te saj. Nje humbje ndaj saj do t’i thoshte perfundimisht lamtumire pretendimeve te shkodraneve per te qendruar ne Superlige.
Por ne Shkoder nuk mendojne keshtu. Pjestaret e Vllaznise jane te mendimit se shanset dhe mundesite per te fituar kete ndeshje dhe jo vetem ate. Në prag të kësaj sfide, ka folur për RTSH Sport, basketbollisti i skuadrës tonë, Malic Carter.
“Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Jemi duke u stërvitur në maksimum që të fitojmë këtë sfidë ndaj Kamzës. Të premten jam i bindur se do të bëjmë një ndeshje të mirë dhe do ia dalim. Luajmë në shtëpi dhe do të mundohemi t’i japim një kënaqësi tifozëve tanë. Ne e dimë rëndësinë që ka kjo ndeshje dhe kemi mësuar nga gabimet e fundit.” – shprehet Carter.
Por, Carter kërkon edhe mbështetjen e tifozëve shkodranë në këtë takim.
“Është kënaqësi të jesh në qytetin e Shkodrës, në një qytet të bukur, ku na pëlqen gjithçka. Prandaj, kam edhe një mesazh për tifozët, që të vijnë të na mbështesin sa më shumë në ndeshjen ndaj Kamzës, pasi ju premtojmë se do dhurojmë një lojë të bukur. Është ndeshje tepër e rëndësishme për ne, prandaj i ftojmë të jenë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.