Tenisi është një sport jo dhe aq shumë i njohur në vendin tonë, por në Shkodër ka jo pak pasionantë të tij. Jo më kot ekziston edhe nje shoqate qe merret me promovimin e tij, pikerisht “Shkodra Tenis”. Ka qenë kjo shoqatë që në bashkëpunim edhe me “Creative City”, ka organizuar edicionin e rradhes te turneut “Shkodra Indoor 2012”. Në të kanë marrë pjesë 28 tenistë nga Shkodra por edhe të ardhur nga Ulqini. Madje, keta te fundit jo më kot shpallen shpeshhere edhe fitues pasi kane nivel me te larte ngaqe e ushtrojne kete sport prej vitesh.
Kështu ka ndodhur edhe këtë vit kur Maliq Dervishi nga Ulqini është shpallur fitues i këtij turneu. Ai ka mundur në finale shkodranin e njohur Shpëtim Hoxha, edhe ky një pasionant i hershëm i këtij sporti. Ka qenë një ndeshje me shumë rivalitet por në fund ka fituar tenisti ulqinak. Ndeshja finale është luajtur mbrëmjen e së premtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Për këtë arsye, ky turne quhet dhe “indor” ngaqë zhvillohet në ambjent të mbyllur. E rëndësishme është që niveli i tenistëve nga viti në vit shënon rritje dhe kjo është shumë pozitive. Promovimi i këtij sporti ka vlera jo të vogla dhe merita natyrisht që shkon për shoqatën “Shkodra Tenis” me drejtuesin e saj Sokol Hoxha. Aktiviteti i zhvilluar se fundi ka shkuar ne menyren me te mire te mundshme dhe drejtuesi i keti turneu Dritan Kruja është shprehur mëse i kënaqur me nivelin e paraqitur dhe ka shprehur dëshirën që vitin e ardhshëm, cilësia të jetë edhe më e madhe.
www.shkodrasport.com