Fiorin Durmishaj është një nga rastet e shumta që ka tradhtuar Shqipërinë dhe që nga ajo ditë, karriera e tij ka marrë një rrugë të çuditshme.
Sulmuesi që tashmë mbron fanellën e Greqisë, po kalonte një moment shumë të mirë me Panionosin dhe në janarin e këtij viti, ai shprehu dëshirën për të qenë pjesë e Greqisë dhe jo e Shqipërisë.
Që nga ky moment, karriera e tij ka nisur të bjerë dhe po mungonin golat në kampionatin grek teksa transferimi te Olimpiakos u duk më shumë si premtim i mbajtur për faktin që zgjodhi Greqinë, ku si me Olimpiakosin, ashtu edhe me Greqinë është thjesht një futbollist më shumë pasi dy skuadrat nuk duket se e kanë më në plane, raporton vipsport.al.
Aktualisht, Durmishaj aktivizohet në kampionatin belg me skuadrën modeste të Uasland Beveren aty ku në fakt, vendin titullar shpesh e mban Din Sulaj i Shpresave ndërkohë që Durmishaj i sheh ndeshjet nga stoli.
Më keq akoma, ishte mbrëmjen e djeshme ku Durmishaj u la jashtë nga trajneri duke mos u grumbulluar ku vlen të theksohet, se nuk vuan nga dëmtimi. Me shumë gjasa, në janar do të rikthehet te Olimpiakos për t’u huazuar në një tjetër skuadër ku mund të ketë më shumë minuta. /VipSport/